Kalo te lënda

Server: Serbia të heq dorë përfundimisht nga Kosova

Nuk ka dyshim se të 28 vendet e Bashkimit Evropian, duke llogaritur edhe anëtarësimin e Kroacisë, do të kërkojnë nga Serbia qartësi të plotë sa i përket kufijve të saj sovran. Kështu thotë eksperti amerikan për Ballkanin Daniel Server.

 

Duket se Gjermania tanimë po insiston që kjo të bëhet para se BE-ja të hapë bisedimet për anëtarësim me Serbinë, shkruan Server në një artikull në sajtin Peacefare.net. Sipas tij Bashkimi Evropian pranon në mesin e vetë vetëm shtete sovrane. Edhe Serbia mund të pranohet, por pa Kosovën, thotë Server./standardi.info

Lini një koment