Kalo te lënda

Pronari i ‘Shtëpisë së verdhë’ paralajmëron SHBA me grevë

Anëtarët e familjes së Abdullah Katuçi në Gurrë të Matit kërkojnë që ti jepet fund ankthit 8 vjecar të hetimeve që prokurorët dhe hetuesit e Eulex kanë nisur ndaj akuzave të ish-senatorit Dick Marty për transplant organesh njerëzore në “Shtëpinë e Verdhë.

Kryefamiljari Katuci paralajmëron me greve urie si e vetmja zgjidhje që i ka mbetur atij dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Katuci deklaron se i ka dërguar letër dhe kryeministrit të vendit Sali Berisha, ndërkohë kërkon që ambasada e SHBA të hetojë akuzat në mënyrë që të zbardhet e vërteta ose në të kundert sëbashku me Prokurorin e rrethit Mat do nisin nje greve urie, si shenje proteste ndaj hetimeve qe ai dhe familja e tij nuk i pranon.

Familja Katuci banon në shtëpinë e njohur si ‘Shtëpia e Verdhë’. Eurodeputei Dick Marty ka deklaruar se ka kryer një hetim dy vjecar në lidhje me krimin e organizuar në Kosovës pasi Këshilli Europian mandatoi atë për të hetuar pretendimet për trafikun e organeve nga ana e UCK-së pas mbarimit të luftës me Serbinë, në vitin 1999. Raporti i hartuar nga raportuesi i të drejtave të njeriut Dick Marti konstatoi se godina e njohur si Shtëpia e Verdhë, është përdorur si burg ku mbaheshin të burgosurit, ndërsa operacionet e heqjes së organeve kryheshin në një shtëpi tjetër në Fushë Krujë, 20 km larg Tiranës.

Ndërkohë, më 30 të vitit 2011 raportuesi i Këshillit të Europës Dik Marty është paditur në Gjykatën e Tiranes për dëm moral nga të zotët e asaj që tashmë cilësohet si “Sshtëpia e verdhë”. Familjarët kërkojnë nga raportuesi i Këshillit të Europës të paguajë një shumë prej 10 milion lekësh si dhe të përgënjështrojë raportin, i cili bën objekt hetimi shtëpinë e tyre për transplant organesh të ushtarëve serbë nga ana e ish- ushtarëve të UCK-së.

Pak kohë më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet Ligjin për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it. Miratimi i ligjit të posaçëm është bërë me kërkesën e kryeprokurorit të Task Forcës Speciale hetimore të BE-së, ambasadorit John Clint ëilliamson, i cili drejton hetimet e EULEX-it në lidhje me pretendimet e ngritura në raportin e Dick Martit./Indeksonline/

Lini një koment