Kalo te lënda

Kroatët: Mrekullia ndodhi në Megjugorje (video)

Pasi që janë shfaqur fotografi te qiellit mbi Megjugorje në një festë të krishterë ku shihet një kryq i madh, menjëherë është thënë se bëhet fjale për fotoshop dhe se ky nuk është kurrfarë fenomeni.

“E vërteta nuk mund te fshihet, me çka dëshmon video incizimi te cilin e ka xhiruar një turist nga Italia në festën e ‘Shën Marisë’”, raportojnë kroate.

Te rikujtojmë, edhe pse në qielli mbi Megjugorje më 16 gusht nuk kishte asnjë re, rreth orës shtatë është formuar një re në formë të kryqit.

“Dje në Megjugorje edhe unë vetë isha dëshmitar i kësaj, edhe pse në qiell nuk kishte asnjë re, rreth orës shtatë përnjëherë u paraqit kjo. Mijëra njerëz e kanë parë këtë. A është mrekulli, nuk e di…?”, ka dërguar koment një lexues në redaksinë e Dnevnik.hr-a, duke ia bashkangjitur edhe një fotografi.

Megjugorje ndodhet në territorin e Bosnjës, mirëpo është i banuar me kroat dhe ndodhet në kufi me Kroacinë.

Shikojeni dhe vetë vlerësojeni për çka bëhet fjalë. (ORAinfo)

Lini një koment