Kalo te lënda

E vetmja këngëtare me tre këngë në pozitë të parë

Rita Ora është duke festuar debutimin e saj në vendin e parë të këngës “How we Do (Party)” dhe kësaj here e ka bërë me një performim live në spektaklin e famshëm “The Jonathan Ross Show”.

21 vjeçarja ishte veshur me ngjyra neoni e me rroba që të kujtonin garat e famshem. Emri i saj ishte i shkruar në dysheme.

Sipas “Gigwise” kjo është kënga e saj e tretë që rradhitet në pozitën e parë pas debutimit të suksesshëm me bashkëpunimin e saj me Dj Fresh në “Hot Right Now”, pastaj ai me Tinei Tempah në “R.I.P”.

“Nuk mund të besojë se jam e vetja këngëtare që arrijë këtë sukses këtë vitë”, tha Rita.
Albumi I këngëtares del me 27 gusht. Më poshtë keni videon e këngës së saj “How we do”, live.

Lini një koment