Drews dhe Dikoviq diskutuan situatën e sigurisë në Kosovë
Shefi i ushtrisë serbe, Ljubisha Dikoviq, ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Drews në Nish.
Drews dhe Dikoviq kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.
“Ata kanë diskutuar për situatën e përgjithshme përgjatë vijës administrative”, ka raporton Tanjug.
Më tutje thuhet se “takimi i nivelit të lartë të Komisionit për Zbatimin e Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake, ishte gjithashtu një mundësi e mirë që gjeneralët Drews dhe Dikoviq të pranojnë të vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe profesional”./Indeksonline/