Çitaku: Nuk na duhet AAK në Qeveri
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ia ka shuar shpresat Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për ndonjë koalicion të mundshëm qeveritar me këtë parti opozitare.
Ajo ka thënë se Qeveria nuk ka nevojë të zgjerohet. “Qeveria i ka numrat në parlament, qeveria nuk ka nevojë politike dhe as numerike që të përfshihet në koalicion më të gjerë se ky i tanishëm”, është shprehur Çitaku, në emisionin interaktiv të KTV-së.
Ajo ka thënë se kohën e fundit ka relaksim raportesh në mes PDK-së dhe AAK-së, mirëpo sipas saj, kjo nuk do të thotë se do të ketë koalicion me këtë parti.