Kalo te lënda

Cilat shtete së pari përshëndetën Thaçin, e cilat Daçiqin

Mediat serbe, në raportet nga mbledhja e KS të OKB, ku u debatua për situatën në Kosovë, kanë “nxjerr konkluzione interesante” rreth dallimeve të anëtarëve të KS rreth Kosovës.

Sipas gazetës serbe Blic, për dallimet e raporteve të vendeve anëtare të KS të OKB ndaj Beogradit dhe Prishtinës dëshmon radha sipas së cilës diplomatët kanë përshëndetur kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiqin, transmeton koha.

Sipas Blicit, përfaqësuesit e Gjermanisë dhe të Britanisë së madhe së pari kanë përshëndetur Thaçin e më pastaj Daçiqin, ndërsa diplomati rus, portugez, marokian dhe ai nga India së pari e kanë përshëndetur Ivica daçiqin, e më pastaj Thaçin.

Lini një koment