Aksident në autostradë, dy të vdekur
Dy person kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore mbrëmë në autostradën Vermicë-Duhel, pasi që vetura me të cilën po udhëtonin është rrokullisur.
Policia e trafikut ka bërë të ditur për Indeksonline se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 për shkaqe teknike (shpërthimit të gomës së parë).
Një mashkull dhe një femër, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik, nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë ndërsa dy persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.
Me urdhër të prokurorit publik, trupat e pajë të viktimave u janë liruar familjarëve për ceremoni varrimi. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës.