Kalo te lënda

AKEA e do tërë Kosovën

Pas më shumë se 20 vjetëve, Husamedin Abazi, që sipas bashkëpunëtorëve të tij e ka menduar këtë gjë, e udhëheqë një prej organizatave më të fuqishme joqeveritare në Kosovë, më saktë Asociacionin për Kulturë, Edukim dhe Arsimim (AKEA) e regjistruar më 2004. Organizata ka nisur punë saktë në kohën kur shefi i Qeverisë së Kosovës (2003-2004), Bajram Rexhepi, thotë se nuk e kanë lejuar që të dërgojë në Kuvend një projektligj i cili do të ndalonte veprimtarinë e organizatave të dyshimta.

Zyrtarisht Abzi thotë se kjo organizatë ishte ideja e një grupi të studentëve të UP-së prej të cilëve përmes, Behar Avdiu, Nhari Toskën, Bashkim Mehani, Ilir Xhoxhaj, Ilir Gashi.

Sipas të dhënave të QKGH me 700 veprimtarë dhe mbi 80 anëtarë me të drejta të plota, logoja e AKEA-s, këtyre ditëve shihet pothuajse çdokund në aktivitete kulturore, aktivitete të përbashkëta me ministri të Qeverisë së Kosovës etj…ata që e njohin, dhe të tjerët që e kanë përcjellë, janë të bindur se Abazi është lidhja kryesore e “Vëllazërisë Myslimane” në Kosovë. “Vëllazëria Myslimane” ka si synim krijimin e Halifatit Islam në Botë, një ide e ngjashme kjo me “rendin e ri botëror”, ku bota do të kontrollohej nga një qendër të cilën e drejton shefi i “Vëllazërisë Myslimane”.

Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese  ka siguruar disa dokumente në të cilat pjesëtarë të kësaj organizate thonë se janë planet e brendshme të AKEA-s për marrjen e kontrollit të terë Kosovës, raporton koha ditore.

Në këto dokumente shkruan në detaje se si planifikohet rekrutimi i sa më shumë njerëzve, kryesisht persona me status të mirë në shoqëri, ngritja profesionale e stafit, krijimi i Bankës së parë Islame në Kosovë derisa punohet intensivisht në “qartësimin e mendimit pozitiv dhe universal të islamit në mbi 50% të qytetarëve të Kosovës” apo dhe “ngritja e vetëdijes kulturore islame te jo më pak se 1000 studentëve në vit”, etj./Indeksonline/

Lini një koment