Vdes fëmija, prind akuzojnë QKUK-në
Dy prindër, fëmija i të cilëve ka jetuar vetëm katër muaj, kanë akuzuar mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për siç thonë ata, pakujdesinë e tyre gjatë lindjes.
Familjarët e foshnjës vazhdojnë ta akuzojnë stafin e Gjinekologjisë se ua dëmtojë djalin gjatë lindjes. Tashmë mjaftë të mërzitur ata nuk kanë lënë derë pa trokitur për të kërkuar ndihmë, ndërsa stacioni i sotëm pas vdekjes së foshnjës ishte paraqitja e rastit në Polici.
“Unë dyshojë në këtë farë ekipin mjekësorë që ka qenë, që deri më sot ne kemi kërkuar zgjidhje. Lëndimi shihet dhe vetëm ata e dinë se qysh e kanë lënduar”, ka theksuar familjari Olluri, për KTV-në.
Olluri i është drejtuar edhe avokatit, i cili këtë rast e ka konsideruar si vrasje në tentativë deri sa nuk e dinë a i janë bërë analizat e foshnjës para vdekjes.
Ndërsa ka qenë e pamundur që të merret edhe mendimi i Drejtorisë së gjinekologjisë. Ndërsa familjarët gjatë ditës së marte pritet të marrin kufomën pas autopsisë nga mjekësia ligjore.
Foshnja e qifti Olluri, qëndroi në repartin e Neonatologjisë për tre muaj për shkak se siç thotë nëna nuk i funksiononte truri, për shkak të lëndimeve të marra gjatë lindjes. Këtë pretendim, drejtuesit e gjinekologjisë e kishin mohuar duke thënë e nuk ka bazë dhe se kolegjiumi profesionist i mbledhur për këtë rast gjithçka kishte shkuar mirë gjatë lindjes./Indeksonline/