Kalo te lënda

Stefanoviq: Qeveria e re vendos për fusnotën

Borko Stefanoviq ka theksuar se Qeveria e re mund të vendosë që Kosova të paraqitet ‘me’ apo ‘pa’ fusnotë. Ai nuk do ta kundërshtoj vendimin eventual të Qeverisë, që në takimet ndërkombëtare fusnota mos të paraqitet para emërtimit Kosova.

“I mbetet Qeverisë se re, nëse dëshiron qe fusnota të vlej në dokumentet përcjellës në çdo takim, dhe delegacioni ynë vetëm ta lexoj deklaratën e cila e rikujton qëndrimin e Serbisë për statusin e Kosovës. Këtu nuk ka asgjë të re, përveç heqjes dorë nga insistimi qe fusnota të jetë në mbishkrim”, ka thënë Stefanoviq për Beta.

“Ne nuk do të kritikojmë, por kritikojmë për atë qe përpjekjet tona kanë arritur rezultate, ndërsa na kanë quajtur edhe tradhtar, kurse tash kjo është normale”, ka thënë Stefanoviq./Indeksonline/

Lini një koment