Kalo te lënda

“Rrëmbehet” nga duart e policisë greke shqiptari i dënuar me 20 vjet burg

Një i burgosur shqiptar ka mundur të arratiset nga burgu grek, pasi është rrëmbyër nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:00, ku një 40-vjeçar shqiptar, i cili po vuante dënimin në burgun e Nafplis për një sërë vepra kriminale, është shoqëruar për në spital për të ndërruar një fashë të një plage, shruan shekulli.

Mediat greke bëjnë me dije se, gjatë kohës që po dilte nga spitali i shoqëruar nga dy policë, dy persona të armatosur janë sulur drejt tij, duke qëlluar në ajër dhe kanë kërcënuar policët me jetën. Më pas kanë “rrëmbyer” 40-vjeçarin shqiptar dhe janë larguar me një makinë tip Audi. Nuk dihet nëse personat që morën të dënuarin ishin bashkëpunëtorë të tij, apo armiq të tij dhe as nëse kemi të bëjmë me një plan të kujdesshëm arratisjeje, apo një rrëmbim të të dënuarit.

Identiteti i të arratisurit nuk bëhet i ditur nga policia, por mësohet se ai vuante dënimin me 20 vjet burg, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe grabitje me armë.

Policia ka nisur ndjekjen si në Argolis, ashtu edhe në qarqet fqinje.

Lini një koment