Kalo te lënda

Rexhep Selimi, AAK-së: Mos bëni koalicion me PDK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes Rexhep Selimi, nuk dëshiron që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të futet në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

I njohuri me nofkën e luftës 10-shi, thotë që dy partitë nuk janë trashëgimtare vetme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rexhep Selimi nuk dëshiron që shokët e tij nga AAK-ja të bëjnë gabim. Ai nuk donë që ata ti bashkohen Partisë së Hashim Thaçit, pasi ata do të humbisnin keq.

“Nëse e bën Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës këtë gabim, atëherë ky gabim do të jetë i dyfishtë për ta”, thotë Selimi për Klan Kosovën.

Selimi thotë se AAK-ja pushtetin duhet ta kërkojë në një mënyrë tjetër e jo nga Thaçi

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të duhej ta kërkonte pushtetin nga qytetarët e jo nga qeveritarët, por sidoqoftë  un po i jap vetës atë të drejtë që të besojë se AAK-ja, nuk do ta bëjë këtë gabim shumë të madh edhe për vendin por edhe për subjektin e tyre politik”, ka thënë Selimi.

Lini një koment