Kalo te lënda

Plagoset pronari i Mondial Park në Drenas

Është plagosur pronari i pishinës Mondial Park në Sllatin, Hamëz Lladrovci. Plagosja ka ndodhur në restorantin “Peshkopia”, në Drenas rreth orës 15:00. Burime të ORAinfo, bëjnë të ditur se ai ka marrë plagë të rëndë, por është jashtë rrezikut për jetë. “Ka qenë duke pirë kafe, edhe kanë ardhur disa vet edhe e kanë kap për fyti, pastaj aty ka shkuar tollovi e madhe. Ne kemi dalë jashtë se nuk kemi dashur të implikohemi në këtë ngjarje, mirëpo dëgjova që personat që e kanë plagos janë nga fshati Terstenik i komunës së Drenasit, dhe bëhet fjalë për biznes diçka. Tani me rastin po merren policia”, i ka thënë ky burim portalit ORAinfo, i cili ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes. (ORAinfo)

Lini një koment