Me Serbinë dialog, por jo për veriun
Ish-këshilltari i presidentes Atifete Jahjaga dhe drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Ilir Deda, ka kundërshtuar bisedimet e Kosovës me Serbinë për veriun e Kosovës.
Sipas tij, veriu është çështje e brendshme e Kosovës për të cilën Prishtina nuk ka nevojë që të flasë me Beogradin, ka thënë Deda në një intervistë për “Kohën Ditore”.
“Qeveria s’mundet vetëm që të marrë atë vendim (bisedime politike me Serbinë), por duhet të ekzistojë një konsensus sa më i gjerë dhe të përcaktohet çka është fundi i këtij procesi, çka do të nënkuptojë për Kosovën normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe ku e sheh Kosova veten pas këtij procesi,” ka thënë Ilir Deda./Indeksonline/