Lira Burgija e rrezit në Ibiza (FOTO)
Moderatorja e Pasdite në Top-Channel, Lira Burgija, ka kaluar një verë të bukur jashtë Shqipërisë. Në përfundim të sezonit ajo ka zgjedhur Ibizën si destinacion të pushimeve të saj. Siç shihet edhe nga fotot, gazetarja duket mjaft e lumtur. Ajo që nuk dimë të themi me siguri për Lirën është nëse do të jetë sërish në Pasdite në Top-Channel apo jo, sidomos pas ndryshimit të autores së këtij programi.
Gjithsesi, vera duket se i ka dhënë asaj energji të reja për të përballuar çdo ndryshim në ekranin e madh. Urojmë që pas kësaj Lira mos t’i rikthehet gazetarisë së terrenit, por të vazhdojë rrugën e nisur si moderatore. MAPO











