“Hoxha” që po e sfidon shtetin e Kosovës
I vetëshpalluri hoxhë i Marinës së Skënderajt, Kastriot Duka, ka arritur të hynte pa e ditur shteti fare, ndonëse për të ka një vendim zyrtar që e shpall person të padëshirueshëm në Kosovë.
Ai vazhdon të sjellë para në Kosovë dhe të vazhdojë aktivitetin që iu ndërpre në vitin 2010.
H.K., kontakti kryesor i organizatës arabe të Dukës në Marinë, ia ka thënë Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese, se shteti kosovar nuk arriti ta ndalojë për tre vjet hoxhën e vetëshpallur.
Ai gjithashtu ka sqaruar se përpos Dukës edhe arabët e Anglisë prej organizatës “Ramphy”, vazhdojnë të vijnë rregullisht për të sjellë paratë për mbi 300 jetimët që vazhdojnë të përfitojnë ndihma nga kjo organizatë.
Kurse, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se ka dashur që ta ndalojë, por ndërkombëtarët nuk e kanë lejuar.
Sidoqoftë, Kastriot Duka, edhe pse ia ndaluan kthimin në Kosovë për tre vjet, ai nuk është ndalur dhe ka ardhur në Kosovë disa herë./Indeksonline/