Kalo te lënda

“Aktionsbüro Mittelrhein” para gjyqit

Koblenz, 20 gusht – Është paraqitur para gjyqit grupi prej 26 neo-nazistëve të dyshuar gjermanë që besohet se kanë zhvilluar një fushatë të dhunës në Gjermani, njofton DPA.

Prokurorët akuzuan 20 persona për themelimin e një grupi kriminal, përderisa gjashtë të tjerët u akuzuan për asistimin e grupit në aktivitetet e tij.

Policia kishte shpërbërë grupin pas disa bastisjeve të zhvilluar më herët këtë vit.

Grupi i vetëquajtur “Aktionsbüro Mittelrhein” ishte antidemokratik dhe ekstremist, thuhet në padi.

Grupi kishte mbledhur emrat dhe adresat e viktimave eventuale të cilat i ka vëzhguar fshehurazi, thanë prokurorët.

Disa nga pjesëtarët e grupit akuzohen për sulme fizike ndaj viktimave.

Gjykimi në Koblenz pritet të vazhdojë edhe në muajin e ardhshëm.

Lini një koment