Kalo te lënda

Reali e fillon keq (video)

Real Madridi ka lëshuar pikë që në ndeshjen e parë të sezonit të ri në La Liga, në sfidën derbi ndaj Valencias të zhvilluar në Santiago Bernabeu, e cila përfundoi me barazim 1-1.

Real Madridi e filloi furishëm këtë takim, me Higuain që ishte në maje të sulmit dhe Benzeman befasisht në pankinë. Pas një pasimi hyjnor nga Angel Di Maria, në zonë pas tri tentimeve me volej e qëlloi portën El Pipita Higuain, i cili shënoi për 1-0.

Në vazhdim loja balancohet dhe Real Madridi ndjen presionin e mysafirëve të cilët aplikojnë lojë më agresive.

Pas një harkimi të bukur në zonë nga Tino Costa, më së miri u gjend Jonas (42’), i cili pos golit të realizuar bëri që Casillas dhe Pepe të përplasen dhe të dy të lëndohen lehtë. Goli me kokë ishte i fundit në pjesën e parë e cila mbaroi me rezultat 1-1.

Në pjesën e dytë Mourinho largon Pepen dhe fut në lojë Albiol teksa pas rasteve të pa shfrytëzuara nga Di Maria dhe Ronaldo, hyri në lojë edhe Benzema, i cili po ashtu pati dy-tri mundësi.

Reali sulmoi deri në fund me të gjitha forcat, por Valencia arriti që të nxjerrë pikën e madhe nga Bernabeu.

Me këtë barazim Reali e fillon shumë keq sezonin në La Liga, pasi pos faktit që Barcelona mund të largohet në ndeshjen ndaj Sociedadit që zhvillohet nga ora 21:00 është edhe motivi i ulët ai që mund të ndikojë në ndeshjen e Superkupës së Spanjës që zhvillohet javën e ardhshme. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/xsx82b_real-madrid-vs-valencia-1-0-19-8-12_sport?start=18

Lini një koment