Kalo te lënda

Nuk e përjashtojmë asnjë kandidat për kryeministër

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në një prononcim dhënë Dukagjinit ka thënë se nuk beson në kushtëzimet e AAK-së që ky subjekt do të qeverisë me PDK-në, vetëm nëse kryeministër do të jetë, Ramush Haradinaj.

“Jo jo, unë absolutisht nuk besoj se AAK kushtëzon diçka të tillë”, ka thënë Grabovci.

Por kur është pyetur se a është i pranueshëm për PDK-në, Haradinaj Kryeministër i Kosovës, Grabovci nuk e ka përjashtuar asnjë kandidat për këtë post.

“Unë nuk dua të prejudikoj se do të ishte mirë të ishte kryeministër ai apo tjetri, për mua asnjëri nuk është i papranueshëm”, ka theksuar Adem Grabovci.

Lini një koment