Kalo te lënda

Në varreza me polici!

Qytetarët e Mitrovicës që nga pas lufta për shkaqe sigurie nuk e kanë mundësinë t`i vizitojnë familjarët e tyre të cilët janë të varrosur në varrezat e myslimane që ndodhen në pjesën veriore të qytetit, andaj Bashkësia Islame në Mitrovicë edhe kësaj radhe, që nga orët e hershme të mëngjesit ka bërë organizimin e vizitave të qytetarëve për një gjë të tillë.

Vizita është realizuar të dielën me autobusë në disa turne, si dhe nën përcjelljen e policisë.

Nexhat Mujka, njëri nga qytetarët, i cili vizitoi të dielën varrezat e familjarëve të varrosur në veri, ka thënë se pas çlirimit të Kosovës fatkeqësisht mitrovicasit në këtë pjesë të qytetit dhe në këto varreza mund të vinë vetëm në kohë të caktuar, përkatësisht ditën e Bajramit të madh dhe Bajramit të vogël.

Ndwrsa, Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, u shpreh se edhe këtë vit PK-ja ka pasur të hartuar planin operativ për përcjelljen e vizitorëve në varrezat myslimane që ndodhen në veri të Mitrovicës dhe që nga ora 9:00 e mëngjesit e deri më tani gjithçka ka shkuar në rregull. “Stacioni policor veri bashkërisht me njësinë e trafikut rajonal të Mitrovicës kanë bërë përcjelljen e autobusëve me qytetarë dhe përcjellja ka kaluar pa incidente. Vizita ka kaluar në suaza të normales. Asnjë incident nuk është shënuar dhe kjo është me rëndësi”, ka thënë Hoti për Kosovapress. /Telegrafi/

Lini një koment