Kalo te lënda

Kryeministri Thaçi, ka udhëtuar për në SHBA

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në SHBA, ku pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve t Bashkuara. Në këtë seancë që do të mbahet të martën, pritet të shqyrtohet raporti periodik për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon. Këshilltari i kryeministrit Thaçi, Bekim Çollaku, e ka konfirmuar për KTV-në pjesëmarrjen e Thaçit në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. “Deri në çastin e fundit është paraparë që në New York të udhëtojë ministri Hoxhaj, por për shkak se Serbia po përfaqësohet në këtë mbledhje nga kryeministri i saj, atëherë edhe Kosova ka vendosur që të ketë të njëjtin nivel përfaqësimi”, ka thënë për KTV-në Çollaku.  Raporti i Sekretarit Ban u bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të jenë më konstruktivë në tejkalimin e dallimeve dhe të zbatojnë në jetë marrëveshjet e arritura përmes dialogut teknik.

Lini një koment