Kalo te lënda

City mezi fiton ndaj Southamptonin (video)

Kampioni aktual i Premiera Ligës, Manchester City, mezi ka fituar në shtëpi në ballafaqim me skuadrën e promovuar në elitën e futbollit anglez, Southampton. “Qytetarët” kanë triumfuar me rezultat 3:2, edhe pse deri në minutën e 72’ ishin në disavantazh 2:1.

Pjesa e parë ka përfunduar me epërsinë e Cityt 1:0 me golin e shënuar nga Tevez në minutën e 40’. Pjesa e dytë ka nisur mirë për Southamptonin. Se pari në minutën e 59 barazon Lambert, kurse 10 minuta më pas kalojnë në epërsi përmes Davis.

Ishte boshnjaku Edin Xheko ai i cili në minutën e 72’ barazoi rezultatin në 2:2 pas asistimit të Yaya Toure.

Fitoren dhe tri pikët e para Manchester Cityt ia solli Samir Nasri në minutën e 80’. (ORAinfo)

Goli i Nasrit

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=xidQ-e7Qqtw

Lini një koment