Besimtarë mysliman festojnë Fitër Bajramin, zyrtarët vizitojnë BI-në
Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit u mbajt në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë. Ai ka filluar disa minuta pas orës 5:00.
Me rastin e faljes së Festës së Fitër Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava u është drejtuar me një mesazh të gjithë besimtarëve mysliman, duke thënë se të gjithë besimtarët mysliman janë vëllezër, prandaj mes tyre duhet të mbretëroj uniteti, urtësia dhe vendosmëria.
Tërrnava, ka thënë se me agjërimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit u tregua respekt për Zotin.
Ai ka theksuar se me daljen nga muaj i Ramazanit të gjithë janë të gëzuar, pasi që kryen një obligim me sukses ndaj krijuesit të gjithësisë.
Besimtarët, sipas tij, si asnjëherë më parë, janë të gëzuar se Allahu i mbajti në jetë që ata të kryejnë këtë obligim.
”Jemi të gëzuar se ja dolëm që me bindje të madhe dhe me një përkushtim të madh të kryejmë me sukses edhe këtë obligim. E kemi agjëruar me bindje se Zoti është një i pa fillim dhe pa mbarim, krijuesi i kësaj gjithësie, krijuesi i çdo gjëje, krijuesi edhe i vet njeriut të cilit i takoj gjithësia dhe mëkëmbësia mbi sipërfaqen e tokës Allahu Gjyleshenhu thotë Zoti i juaj është një Allahu nuk ka zot përpos atij që është mëshirë plotë, gjithnjë mëshiron”, ka thënë Tërnava, transmeton RTK. Pas faljes së namazit, besimtarët ua kanë uruar njëri tjetrit Fitër Bajramin, duke uruar mirësi, paqe e dashur për të gjithë.
Me rastin e faljes së Festës së Fitër Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava u është drejtuar me një mesazh të gjithë besimtarëve mysliman, duke thënë se të gjithë besimtarët mysliman janë vëllezër, prandaj mes tyre duhet të mbretëroj uniteti, urtësia dhe vendosmëria.
Në ndërkohë, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), ku u prit nga myftiu Naim Tërnava dhe udhëheqja e BIK-ut.
Presidentja Jahjaga e uroi myftiun Tërnava, të pranishmit dhe të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Madh.
Me këtë rast, Presidentja Jahjaga theksoi:
Kam ardhur sot këtu që t’ju uroj për këtë ditë të madhe, për këtë festë të besimit islam, ditën e Bajramit.
Ju dëshiroj juve, familjeve tuaja dhe mbarë popullit të Republikës së Kosovës që këtë ditë të lume ta kalojmë me shëndet, gëzime dhe begati, në ndihmë të njëri-tjetrit, në forcimin e besimit tek Zoti, që të jetojmë në lumturi, në paqe, në harmoni, në përparim të përgjithshëm. Por, edhe me urimin që të realizohen të gjitha të mirat që ne i dëshirojmë.
Shteti ynë, Republika e Kosovës, është shtet sovran, shtet i pavarur, ka integritetin dhe sovranitetin e vet të plotë, që është realizuar me angazhimin, me përkushtimin e gjithanshëm të mbarë popullit tonë, në dekada të vazhdueshme.
Në këtë rrugë, gjithsesi se ne kemi pasur përkrahjen dhe mbështetjen e fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare dhe Bashkësia Islame gjithmonë, në gjithë këto periudha, ka luajtur një rol të rëndësishëm, një rol të veçantë, sepse ju gjithmonë keni qenë me popullin.
Në këto ditë gëzimi, në këto ditë feste, ne gjithsesi duhet t’i kujtojmë të gjithë të dashurit tonë, duhet t’i kujtojmë ata që më nuk janë me ne, duhet t’i kujtojmë ata që kanë sakrifikuar dhe, gjithsesi, duhet t’i kujtojmë edhe veprimtarët dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që flijuan jetën e tyre për pavarësinë e shtetit tonë. Duhet t’i nderojmë familjet e tyre, duhet t’i nderojmë veteranët dhe invalidët e luftës, por duhet t’i nderojmë dhe t’i respektojmë të gjithë ata veprimtarë që sakrifikuan për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e shtetit tonë, një shtet që sot që ka një të ardhme të qartë dhe ka një të ardhme që ka plotësuar të gjitha kushtet drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Por, gjithsesi edhe në një miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimisht e them, sot në ditën e festës, në ditën e gëzimit, sepse rruga që kemi kaluar nuk ka qenë e lehtë. Ka qenë një rrugë jashtëzakonisht e vështirë dhe duhet të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjithë neve, si një inkurajim dhe një shtytje që të punojmë më shumë, të punojmë ndershëm, të punojmë për prosperitetin e popullit dhe të vendit tonë.
Deri diku rreth mesditës, BI-në e kanë vizituar edhe krerët e lartë të tjerë shtetërorë, politikë, fetarë e diplomatikë, dhe i kanë uruar Festën e Fiter Bajramit, Naim Tërnavës, kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës.Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ashtu dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ai i LDD-së, përfaqësues të ambasadave e përfaqësues shpirtëror fetarë i kanë uruar Tërnavës, paqe, mëshirë dhe dashuri.
