Zjarri i madh në Durrës
Flakë të shumta zjarri kanë përfshirë zonën kodrinore në fshatin Shën Pjetër, pranë Gjirit të Lalzit, në Durrës.
Disa vatra zjarri janë aktivizuar mbrëmjen e së shtunës pranë Gjirit të Lalzit, ku situata duket teje e rënduar.
Zjarri ndodhet 150 metra larg banesave të fshatit Shën Pjetër dhe vijon të përhapet me shpejtësi i favorizuar edhe nga era, raporton noa.
Mësohet se zjarri i fuqishëm ka djegur një sipërfaqe të madhe me pisha dhe duket se po avancon, ndërkohë që zjarrfikëset ende nuk kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, pasi terreni është tepër i vështirë.
Ditën e shtunë në të gjithë vendin janë shfaqur vatra të reja zjarri, të cilat kanë rrezikuar edhe banesa.
Flakët e zjarrit në disa raste favorizohen nga era dhe ndërhyrja e zjarrfikëseve është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë ku kanë rënë zjarret.