Kalo te lënda

Trashëgimtarët e Jasharajve se durojnë qyqarllëkun e Hashim Thaçit

E ardhmja e veriut të Kosovës po vihet në rrezik. Kjo do të ndodh në vjeshtë. Kryeministri Hashim Thaçi me gjithë mend po pranon ta fus vendin në koncesione të reja politike. Ka pranuar “dialogun” politik me Serbinë, të cilës do ti prij vet dhe kryeministri serb, Daçiç. Zëvendësi i Thaçit, Hajredin Kuçi këto ditë me elokuencë kërkon të maskoj bisedimet, duke kërkuar që të arrihet “Pakti i Paqes” në mes të Kosovës dhe Serbisë. Që në fakt ky “pakt” do të karakterizohej me lëshime nga të dyja palët, Kosova do tu jepte serbëve të drejta extra, e Serbia të mos bllokonte Kosovën. Por, Hajredin Kuçit do ti duhen edhe ca “burra” nga AAK-ja ose parti tjera për ta arritë “paktin”. Në vjeshtë pritet dialogu politik Thaçi- Daçiç. Fakti se do të udhëhiqet nga këto nivele të larta zyrtarësh, nënkupton se është fjala për t’ia vënë thikën copëzës së veriut, ose jo. Thaçi e Daçiç do të diskutojnë për prezencën e ardhshme të Serbisë në veri e në jug të Kosovës dhe territoret e kishave ortodokse serbe.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

1 Koment »

Lini një koment