Kalo te lënda

Thaçi e Daçiq, bashkë në mbledhjen e KS të OKB-së

Prishtinë, 18 gusht – Në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 21 gusht në New York, ku do të shqyrtohet raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm, Ban  Ki-mun për situatën në Kosovë, do të marrin pjesë kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreu i qeverisë serbe, Ivica Daçiq.

Sipas shkrimeve të medieve në Kosovë, transmeton Blic, pritet që sekretari Ban Ki-mun të “bëjë presion” ndaj autoriteteve në Prishtinë e Beograd për të dëshmuar më shumë konstruktivitet në tejkalimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tashti në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Sipas gazetës Epoka e Re, në takimin e Këshillit të Sigurimit do të marrin pjesë kryeministri serb, por edhe shefi i ri i diplomacisë së Beogradit, Ivan Mërkiq, kurse nga pala kosovare aty do të jenë kryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj.  (koha)

Lini një koment