Kryetari Ahmeti uron për festën e Fitër Bajramit
Pas një muaji të përkushtimit të devotshëm të familjeve tona dhe shërbimit ndaj Perendisë në muajin e agjërimit, të gjithë ne tek Bashkimi Demokratik për Integrim, të prirë nga unë si Kryetar (Ali Ahmeti), kemi nderin të urojmë të gjithë besimtarët e fesë Islame për festën e madhe të Fitër Bajramit.
Uroj që komuniteti musliman ta kalojë këtë festë të madhe në paqë dhe gëzim familjar sepse Fitër Bajrami është një rast për të festuar dhe për tu bashkuar drejt reflektimit mbi vlerat e rëndësishme të familjes, bëmirësisë dhe të kombit. Përveq Zotit dhe familjeve tona, Fitër Bajrami na sjellë më afër edhe me ata që kanë nevojë për dorë të shtruar duke promovuar në këtë mënyrë solidaritetin dhe dashurinë ndërnjerëzore. Të gjithë ne në Bashkimin Demokratik për Integrim besojmë thellë tek vlerat familjare dhe solidaritetin ndërnjerëzor dhe pikërisht agjërimi njëmujor dhe festa e Fitër Bajramit na mundëson që të shfaqim më të mirën prej nesh.
Zoti i bekoftë shqiptarët dhe uroj që begatia e mbarësia të jetë pjesë e përditshmërisë së çdo familjeje.