Kalo te lënda

Gruevski në 20 vjetorin e ARM fyen UÇK-në

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në urimin e tij me rastin e 20 vjetorit të Armatës së Maqedonisë (ARM) ka drejtuar akuza fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Ai ka theksuar se sulmet e organizuara në vitin 2001 ishin bërë përmes metodave terroriste.

“Armata e Maqedonisë u ngrit në një forcë të organizuar institucionale, e aftë për tu ballafaquar me të gjitha sfidat që ndaluan në rrugën e integritetit dhe sovranitetit territoriale të vendit tonë. Sfida të tilla ne e dijmë mirë se ka pasur, ndërsa sulmet e grupeve të organizuara që shfrytëzonin metodave terroriste për vrasje në vitin 2001, gjithsesi ishin sfidat më të mëdha me të cilat u ballafaqua ARM së bashku me policinë maqedonas, të ndihmuar nga mijëra vullnetarë që janë kyçur”, theksohet në mesazhin e kryeministrit Gruevski.

Ai me këtë mesazh ka komentuar edhe ngjarjen e fundit të homazheve në varrezat e UÇK-së nga ministri i mbrojtjes, Fatmir Besimi dhe ushtarak të lartë të ARM-së, raporton INA.

“Të mos lejojmë që ARM të shndërrohet në mekanizëm për përfitimin e poenëve politiko – ditore të inspiruara nga interesat partiake dhe politikanë, me qëllim që të tërheqjes së grupeve të caktuara të votuesve, duke rrënuar ndërtimin disavjeçar të mirëbesimit dhe respektit të ndërsjellët”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Gruevski, duke shtuar se ARM është e të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike dhe fetare./Indeksonline/

Lini një koment