Gërbeshi insiston në largimin e Kusari-Lilës nga Qeveria
Votimi i tekstit të mocionit të interpelancës së ministres Mimoza Kusari-Lila, sipas kërkesës së grupit të deputetëve nënshkrues lidhur me vendimin e MTI-së për vendosjen e tarifës prej 35 për qind për importimin e çimentos, i cili u tërhoq më pas nga vetë ministrja Kusari –Lila, sërish pritet të jetë në rend të ditës në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, që pritet të mbahet javën e ardhshme, shkruan Koha Dirore.
Sipas burimeve të gazetës, pritet që për seancën e radhës të vendoset rendi i njëjtë i ditës të seancës së 12 korrikut, pasi që ai kishte mbetur pa përfunduar punimet për shkak të largimit të PDK-së nga salla kur pritej të votohej për mocionin e iniciuar nga ish-deputeti i AKR-së, Emin Gërbeshi.
Burimet e gazetës kanë treguar se mocioni gjithsesi do të jetë pikë e rendit të ditës, mirëpo ekziston skenari që më pas të largohet pasi që vendimi është tërhequr nga ministrja.
Pse PDK-ja mendn se kjo çështje është mbyllur dhe se nuk ka nevojë për kthim në mocionin e 12 korrikut, pse nuk pajtohet me këtë deputeti Gërbeshi dhe ndihmën e kujt do ta kërkojë ai për të realizuar shkarkimin e ministres Kusari-Lila, cili është qëndrimi i LDK-së dhe i AAK-së, çka thotë Vetëvendosje e të tjera mund t’i lexoni në numrin e sotëm të gazetës./Indeksonline/