Kalo te lënda

E lënë në baltë Isën

LDK, ndihet e tradhtuar nga AAK-ja, për shkak të përafrimit të me PDK-në dhe futjen në koalicion qeverisës.

Kjo e ka vënë LDK-në mes dy zjarresh, duke e lënë pa krah në logun opozitar. LDK dhe Vetëvendosje mbajnë qëndrime të prera kundër koalicionit të mundshëm me Hashim Thaçin, por ‘qorbën’ e PDK-së po e rregullon AAK-ja, parti rivale kjo e dalë nga udhëheqësit e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Paralajmërimi i drejtuesve të AAK-së se janë të gatshëm ta mbështesin qeverinë e Hashim Thaçit në bisedimet e ardhshme politike mund të jetë “thikë me dy teha” për LDK-në.
Pas këmbënguljes së shumë anëtarëve të Aleancës se nuk do t’i bashkohen “karvanit të bisedimeve” dhe asnjë koalicion të mundshëm me PDK-në e Hashim Thaçit, së fundi nënkryetari i parë i kësaj partie, Blerim Shala i ka rënë “vulë”, raporton Zëri.
Ai ka thënë se të dy këto procese janë të mundshme, vetëm se për koalicion qeverisës duhet të pritet lirimi i Ramush Haradinajt dhe i njëjti të behët kryeministër./standardi.info

Lini një koment