Kalo te lënda

Aldo Hoxha, dyshime për thikën e vrasjes

Prokuroria ka sekuestruar thikën me të cilën mendohet se Aldo Hoxha ka vrarë Fatbardha Tafën disa ditë më parë. Sipas organit të akuzës thika është sekuestruar në shtëpinë e 21 vjeçarit dhe është dërguar për ekspertim pasi në momentin e sekuestrimit ishte e larë e pastruar dhe nuk dukej të kishte njolla gjaku. Megjithatë vetëm pas daljes së ekspertizës mund të thuhet, nëse është kjo arma e ftohtë më të cilën 21 vjeçari ka vrarë gruan për t’i vjedhur varësen e floririt. Ndërkohë që hetimet për ngjarjen e 7 shkurtit vazhdojnë burime konfidenciale bëjnë të ditur së prokuroria ka bërë disa ballafaqime të motrës së viktimës, Lumturie Gjana me të dyshuarin Aldo Hoxha. Burimet theksojnë se në asnjë nga ballafaqimet e realizuara deri më tani motra e viktimës nuk ka arritur ta identifikojë më siguri 21 vjeçarin si autorin e grabitjes dhe vrasjes së Fatbardha Tafës. Mos identifikimi me siguri i Aldo Hoxhës nga ana e Lumturi Gjanës mendohet se ka qenë edhe shkaku që prokurori Blerim Tominaj të mos e paraqiste si provë në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë ndaj 21 vjeçarit. Ndërkohë që ky i fundit i ka kërkuar gjykatës ballafaqim me motën e viktimës para gjykatës pasi Aldo Hoxha vazhdon të mohojë akuzat ndaj tij. Aldo Hoxha gjatë marrjes në pyetje nuk ka dhënë shpjegime dhe ka mohuar të këtë qënë ai autor i krimit. Organi i akuzës po fokusohet tek provat shkencorë të vërtetojë se 21 vjeçari ka qenë autor i vrasjes së Fatbardha Tafës. Grupi hetimor beson që përvec kapeles ku u gjetën fije floku dhe njolla gjaku një provë e vlefshme të jetë edhe thika e sekuestruar në shtëpinë e Aldo Hoxhës.

Lini një koment