Kalo te lënda

‘Mos u bëni si AKR-ja’

Lideri i vetëvendosjes Albin Kurti, e ka shprehur edhe një herë shqetësimin e tij për futjen në koalicion me Partinë Demokratike të secilës parti tjetër opozitare. Ai ju ka bërë lutje të dy partive, si LDK-së po ashtu edhe AAK-së që mos të pranojnë një koalicion të mundshëm me PDK-në.

Në një intervistë për RTV 21, Kurti ka deklaruar se çdo subjekt politik që i bashkohet PDK-së, bëhet si AKR-ja e Behxhet Pacollit.

“AKR-ja është e ardhmja e çdo subjekti që bohet bashkë me PDK-në. Jo për shkak të PDK-së, por për shkak të konceptit që e ka përvetësuar ajo, pazareve me Serbinë, privatizimin dhe njëkohësisht mendoj që AKR-ja është shembull i cili nuk duhet ta ndjek asnjë subjekt edhe atëherë kur të jesh në Opozitë. Ju e dini që në mandatin paraprak AKR-ja ka qenë opozitë dhe a e mbani mend si ka qen. E shikoni ku është tash”, ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar se Kosova ka nevojë për demokraci, dhe atë mund të ja sjell opozita e fortë dhe e bashkuar.

“Jeni Opozitë nëse çdo ditë e për çdo ditë, bëheni e ribëheni opozitë. E bënë opozitarizmin për këtë vend që ka aq shumë nevojë për demokraci. Mos harroni se në Kosovë ka pozitë pa demokraci, por demokraci do të ketë atëherë kur do të ketë opozitë dhe kjo vlen për çdo vend të botës. Edhe në vende të ndryshme të botës ka pushtete diktatoriale ku ka pozitë pa demokraci. Po nuk ka një vend të botës ku ka demokraci pa opozitë”, ka thënë ai./Indeksonline/

Lini një koment