Kalo te lënda

Kurti: Askush s’mund të vendosë në emër të popullit

Udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti është ankuar se deputetët e Kosovës nuk mund të vendosin për të ardhmen e popullit. Sipas tij, pamundësia për të vendosur vendorët është paraparë në pavarësinë e Kosovës.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është kundër vazhdimit të pavarësisë së kushtëzuar, ku gjithçka vendosin ndërkombëtarët, e jo vendorët.

 

Në një intervistë për revistën “Vice” të New York, Kurti thekson se ai, edhe pse është deputeti i Kuvendit të Kosovës, nuk ka mundësi për të vendosur për të ardhmen e vendit të tij.

 

“Kemi përfaqësim, por nuk zotërojmë të drejtën për të zgjedhur për të ardhmen e vendit. Unë jam anëtar i Parlamentit. Përfaqësoj votuesit e mi, por nuk mund të vendos për privatizimet apo për të pasur ushtri”, ka thënë Kurti.

 

Ai është ankuar se pavarësia e Kosovës ua pamundëson njerëzve të zgjedhur të vendosin për qytetarët. “Nuk mund të ndryshojmë Kushtetutën. Kështu që shumë gjëra që duhet të ishin në dorë të politikës apo të debatueshme, nuk mund të ndryshohen. Në këtë kuptim, ne kemi marrë pavarësi pa mundësinë për të vetëvendosur”, është shprehur kreu i Vetëvendosjes./standardi.info

Lini një koment