Kalo te lënda

EULEX-i e cilëson urgjente

Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq, ka deklaruar sot se nevoja për rifunksioninimin e organeve të drejtësisë në veri të Kosovës është urgjente.“Në qoftë se vazhdojnë zhagitjet e gjata të gjykimeve apo të mos nxjerrjes së individëve para drejtësisë, kjo do të shpie në shkeljen e të drejtave të njeriut. Për këtë arsye, është urgjente nevoja që në veri të Kosovës të rivendoset ligji dhe qytetarëve t’u krijohen kushte për qasje të plotë e me kohë në drejtësi”, transmeton QIK-u të ketë thënë Guduleviq për agjencinë shtetërore serbe të lajmeve, “Tanjug”.

Guduleviq ka thënë se prej muajit dhjetor të vitit 2008, gjykatësit dhe prokurorët e EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, me ndihmën e ekipit multietnik të juristëve, ka nxjerrë 50 aktvendime lidhur me vepra penale.

Guduleviq ka thënë se EULEX-i dëshiron që sa më shpejt të ndodhë kthimi I gjyqtarëve dhe prokurorëve vendorë, shqiptarë dhe serbë, në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

“Kjo do të ishte në të mirë të të gjitha bashkësive dhe EULEX-i ka bërë përppjekje të mëdha që kjo të realizohet, por zgjidhje afatgjatë mund të arrihet vetëm në koordinim të ngushtë me të gjithë akterët relevantë”, ka thënë ajo.

Duke komentuar faktin se në veri të Kosovës funksionojnë gjykatat serbe, Gudulkeviq, ka thënë se “Kosova është tërësi juridike unike”, madje edhe sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Gjykata e Qarkut në Mitrovicë faktikisht nuk funksionon prej 17 marsit të vitit 2008. Në këtë gjykatë aktualisht punojnë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë, të cilët merren ekskluzivisht

Lini një koment