E rrahë djalin dhe e kërcënon me sopat
Policia në Mitrovicë ka intervenuar mbrëmë në një rast dhunë në familje që ka ndodhur në rrugën “Çeta e Minatorëve” me ç’rast një person është arrestuar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar dhe kërcënuar me sopat djalin e tij.
Në lidhje me rastin është informuar prokurori publik i cili ka urdhëruar që prindi i viktimës të dërgohet në qendrën e ndalimit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë./Indeksonline/