E plagos hajnin
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë në fshatin Brestovik të Pejës pasi që i njëjti se bashku me një të dyshuar tjetër kanë shkuar për të vjedhur në një shtëpi.
Të dyshuarit janë vërejtur nga persona të panjohur të cilët kanë shkrepur me armë zjarri në drejtim të tyre me ç’rast viktima ka marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa i dyshuari lëndime te lehta trupore gjatë ikjes.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe i njëjtit me urdhër të Prokurorit dërgohen në mbajtje.