Kalo te lënda

Ali Ahmetit nuk iu lejua të marrë pjesë në varrimin e Xhaferit

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani ka konfirmuar  informacionin se lideri i partisë Ali Ahmeti ka qenë i refuzuar nga PDSH që të merr pjesë në varrimin e Arbën Xhaferit.

“Është shprehur dëshirë që lideri Ahmeti të marrë pjesë në varrim, por kemi marrë përgjigje negative”, ka qenë prononcimi i Osmanit. Madje është bërë e ditur se në kërkesën e tij për t’u bashkëngjitur ceremonisë mortore kanë marrë sqarimin e vetëm se “Ahmeti nuk është i mirëseardhur”.

“Është njoftuar PDSH-ja ditën kur ka ndërruar jetë z. Xhaferi, se z. Ahmeti shpreh dëshirë të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes në botën tjetër të të ndjerit, por përgjigjja ka qenë negative. Është thënë shkurt, pa sqarime të mëtejshme, se Ahmeti nuk është i mirëseardhur ndaj dhe nuk mund të marrë pjesë”, tha burimi i “Zhurnalit”.

Të vetmit zyrtarë të BDI-së të pranishëm në këtë ceremoni ishin deputetët Hajrulla Misini dhe Behixhudin Shehapi.

Lini një koment