Kalo te lënda

AAK-ja pro dialogut dhe koalicionit me PDK-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka ndarë rrugët me dy partitë e tjera opozitare LDK dhe Vetëvendosje. Partia e Ramush Haradinajt, do të jetë pjesë e pajtueshmërisë për dialogun me Serbinë dhe pret që kur pas disa javësh Tribunali i Hagës ta shpallë të pafajshëm liderin e tyre, të hyjë në koalicion me PDK-në.

Koalicioni do të duhej të krijonte rrethanat që Haradinaj që e pati lënë kryeministrinë për t’u përballur me akuzat nga Tribunali, të kthehet si kryeministër për të vazhduar punën e lënë përgjysmë.

Blerim Shala, nënkryetar I AAK-së në një intervistë për Koha Ditore ka shpalosur platformën që duhet ta ketë pala kosovare në dialogun me Serbinë.

Sipas tij, për serbët e veriut mund të pranohen garanci shtesë, por jo edhe të drejta përtej pakos së Ahtisaarit. Kosova duhet të kërkojë anëtarësimin në OKB dhe njohjen nga Serbia për t’i normalizuar marrëdhëniet.

Nënkryetari i AAK-së ka thënë se partia e tij nuk do të jetë indiferente as në çështjen e koalicionit me PDK-në, por që Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër./Indeksonline/

Lini një koment