Vazhdojmë me reduktime
KEK-u. njofton se si pasojë e problemeve teknike me njësitë prodhuese gjendja e furnizimit me energji elektrike ka qenë e rënduar ditëve të fundit.
Ky përkeqësim sipas komunikatës për media të KEK-ut, ka ardhur pas furnizimit pa ndërprerje për muaj të tërë. KEK kërkon ndjesë ndaj konsumatorëve për rëndimin e situatës dhe i siguron ata se pwr tw pasur furnizim të mirë, ka rritur importin, edh pse sigurimi i sasisë së nevojshme është i pamundur për shkak të mungesave në rajon.
Aktualisht kategoria A nuk ka reduktime, kategoria B po furnizohet 5:1 dhe kategoria C 4 me 2 në favor të dritës.
“Stabilizimi përfundimtar pritet në orët e mbrëmjes pasi ekipet e KEK-ut në prodhim janë duke punuar gjatë 24 orëve pa ndërprerje që të normalizohet gjendja. Njësitë kanë filluar të kthehen në sistem dhe deri në orët e mbrëmjes pritet stabilizimi i plotë i furnizimit me energji elektrike kur nuk do të aplikohen më reduktime”, theksohet në komunikatën e KEK-ut.
“Dihet se për shkak të konsumit më të ulët gjatë verës dhe nevojës për riparime të rregullta vjetore dhe përgatitjes maksimale për stinën e dimrit, KEK i ka dërguar në remont vjetor të planifikuar dy blloqe, përkatësisht njësinë B1 dhe atë A3. Në remont ishte edhe njësia A4 e cila do të kthehet disa ditë para planifikimit si rezultat i punëve intensive që janë bërë për ta tejkaluar situatën e krijuar. Ndërkohë, njësisë A3 është duke iu ndërruar elektro-filtri në mënyrë që të ketë shumë më pak ndotje, përkatësisht të ketë emision brenda standardeve të Bashkimit Evropian”. /Telegrafi/