Kalo te lënda

Ulqini, plazhe edhe në gërmadha

Shumë fjalë e premtime për investime në infrastrukturë dhe për kushte më të mira, (gjatë fushatave elektorale e ceremonive të hapjes se sezonave turistike), kanë mbetur pa u realizuar. Ajo qe bie në sy dhe krijon kaos në lëvizjen e lirë është ura e cila nuk përfundon së punuari prej me shumë se dy vjet, e cila ka ngulfatur pjesën e Plazhit të Madh, në lokacionin e Shtojit dhe Bunës.

Ulqini i njohur si qytet i pushuesve shqiptar, i cili për çdo ditë ngre në vete numër ta madh të bashkëkombësve nga Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore e diaspora, përpos ujit të njelmët të detit dhe rrezeve përcëlluese, nuk i ka përmbushur kushtet infrastrukturore për pushime të këndshme. Pushues të shumtë vazhdojnë të ankohen për kushtet jo të mira, dhe ngecje në plotësimin e standardeve të duhura, për të cilat edhe kanë premtuar me shumë pompozitet, se Ulqini do t’i plotësojë të gjitha kushtet e duhura infrastrukturore.

 

Ajo qe bie në sy dhe krijon kaos në lëvizjen e lirë është ura e cila nuk përfundon së punuari prej me shumë se dy vjet, e cila ka ngulfatur pjesën e Plazhit të Madh, në lokacionin e Shtojit dhe Bunës. Pushuesi, Albert Mengjiqi, thotë se premtimet e udhëheqësve komunalë nuk janë në nivelin e duhur të premtimeve të dhëna, sepse ka dy vjet qe vizitoj Ulqinin dhe nuk shoh asnjë përparim.

 

“Ura e Plazhit të madh vazhdon të mbetet pengesë për lëvizjen e lirë. Pavarësisht se në çdo hapje ceremoniale premtohen investime dhe ngritje të infrastrukturës më të mirë rrugore, një gjë e tillë nuk po ndodh. Edhe në vitin e kaluar, por edhe sivjet kam dëgjuar, kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, se kjo urë do të përfundojë së rregulluari, por në fakt asgjë nuk ka lëvizur nga vendi”, thotë pushuesi Mengjiqi, i cili vjen nga Bazeli i Zvicrës.

 

 

Premtime qe nuk u përmbushën!

 

 

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, kishte premtuar se 15 plane të cilat kanë qëndruar në sirtarët e komunës, duke përfshirë edhe lokacionin e Shtojit dhe Bunës do të rregullohen. Ai këto premtime i bëri gjatë vizitës në Prishtinë, por edhe gjatë hapjes së ceremonisë së sezonës turistike. Por, premtimet në fushata i mori era, përderisa gjërat nuk kanë lëvizur nga vendi.

 

“Lokaliteti i Shtojit, komuna e Ulqinit konsiderohet ‘oaza’ më e njohur turistike në mbarë bregdetin e Adriatikut me rreth 25 mijë shtretër në të gjitha format e vendosjes, prandaj Komuna e Ulqinit do të bëjë rregullimit e të gjitha ngecjeve infrastrukturore rrugore, por edhe në investime tjera ndihmëse”, kishte premtuar kryetari, Cungu, duke shtuar se

“puna e parë është realizimi i Planit Urbanistik dhe atyre rregulluese e detare, e që për mbi njëzetë vjet nuk kemi pasur”. Ai ka premtuar se do të ketë infrastrukturë shumë të mirë rrugore, kushte tepër të mira dhe çmime të volitshme, por ankesat e pushuesve tregojnë të kundërtën.

 

“Ne po përmirësojmë infrastrukturën e rrugëve, trotuareve, gjelbërimit, pastërtisë dhe do ti realizojmë si është më së miri. Ku në bashkëpunim me Qeverinë qendrore, kemi nisur procedurat dhe në nivel të Komunës së Ulqinit për realizmin e projekteve madhore. Së shpejti do të nisë ndërtimi i hotelit Jadran, Galeb, Mediteran që janë mbi Ranë, si dhe rindërtimi i hotelit Lydo në kompleksin e Rivierës së Ulqinit dhe ura në Shtoj të Zalli i Shtojit apo plazhi i madh, rindërtimi i hotelit Albatros”.

 

Jo vetëm pushuesit por edhe banorët e kësaj zone ankohen se shteti nuk u ka kthyer pronat e nacionalizuara me ligjet revolucionare të shtetit monist, dhe se kryetari i tyre nuk ka përmbushur premtimet e dhëna. Kjo çështje me dekada të tëra hapet në fushatat elektorale, sikur tash në zenitin e promovimeve partiake për zgjedhjet lokale të 23 majit.

 

Të gjitha këto probleme e bëjnë Ulqinin një vend jo shumë të denjët për pushuesit, të cilët përpos ujit të njelmët të detit dhe rrezeve diellore, kërkojnë më shumë liri lëvizjeje, relaks dhe kënaqësi turistike./standardi.info

Lini një koment