Kalo te lënda

Nxjerr në shitje flokët e prerë pas 10 vitesh

Një student, i cili për 10 vjet me radhë nuk kishte prerë asnjëherë flokët e tij mori një vendim tepër të rëndësishëm.

Pas kësaj periudhe kohore ai vendosi të presë gërshetin  dhe më pas ta nxjerrë në shitje, për çmimin e 600 dollarëve, raporton noa.

29-vjeçari Timothy Price, i cili studion për teologji në një universitet, herën e fundit që kishte shkuar tek berberi ishte pikërisht në vitin 2002.

Tashti ai vendosi të ndërrojë stilin e flokëve ndërkohë që po përgatitet për intervista të ndryshme për ndonjë vend pune.

“Nuk isha nervoz kur i preva flokëve, isha gati të bëja një ndryshim për jetën time dhe më duhej diçka ndryshme. Kam qenë tepër i kujdesshëm në mirëmbajtjen e flokëve të mi, kështu që çdo njeri që dëshiron mund t’i përdorë ato tashmë”, shprehet studenti.

Më e çuditur nga ky fakt ka qenë bashkëshortja e tij, 25-vjeçarja që prej katër vitesh që është martuar me Price nuk e kishte parë kurrë atë pa gërshetin e tij dhe në momentin kur e pa me lukun e ri u habit./Indeksonline/

Lini një koment