Kalo te lënda

Marrëveshjet, para takimeve

Gjëja më e rëndësishme që duhet për dialogun Prishtinë-Beograd nuk është cilët liderë do ta udhëheqin atë, por përkrahja e gjerë në vendet për të cilat mbahet dialogu, Kosovë dhe Serbi.

Kështu vlerësojnë analistët ndërkombëtarë, për “Zëri”, një prej të cilëve, Daniel Serwer, megjithatë, vlerëson se marrëveshjet do të arrihen para se të shtrëngohen duart mes atyre që do dialogojnë.

Analisti amerikan me bazë në Uashington DC, i ka thënë “Zërit” përmes postës elektronike se ai nuk ka të dhëna që dialogu mes dy vendeve do të udhëhiqet nga liderët e Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk kam indikacione se do të ketë dialog të vërtetë në atë nivel (kryeministrash apo presidentësh). Bindja ime është se amerikanët dhe evropianët do të bëjnë përpjekje që të bëjnë presion për arritje të marrëveshjeve në disa çështje pa i mbledhur palët. Një takim i kryeministrave apo presidentëve natyrisht se do të ishte i rëndësishëm, por më shumë për vlerën e tyre simbolike se sa për ndonjë diskutim substancial. Unë pres që çështjet substanciale të zgjidhen para se të mbahen takime të tilla”, ka vlerësuar ish-ambasadori amerikan që ka kontribuar në negociatat mes popujve të Ballkanit./Indeksonline/

Lini një koment