Kylie Minogue në shtratin e Van Damit
Aktori i njohur i filmave aksion Jean-Claude Van Damme i ka befasuar të gjithë ndërsa ka deklaruar se ka patur një lidhje intime me këngëtaren e njohur, Kylie Minogue.Në prag të prezantimit të filmit të tij të fundit Expendables 2, ylli hollivudian ka rrëfyer se kjo ka ndodhur në vitin 1994, kur ata kanë xhiruar së bashku filmin Street Fighter.
Aktori 51-vjeçar i cili ka qenë i martuar dy herë deri më tani u shpreh se ishte e pamundur që t’i rezistonte tërheqjes ndaj Minogue e cila vazhdon që të jetë beqare.