Kalo te lënda

Kurti: S’jemi mbretëri por kemi ‘mbretër’

“Për të njohur Vetëvendosjen, së pari duhet të kuptoni se Kosova në themel është nën protektoratin e OKB-së, BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve. Edhe pse kanë deklaruar pavarësinë në vitin 2008, përfaqësitë dhe fuqitë e huaja kanë vënë duart në hartimin e Kushtetutës së saj, po trajnojnë policinë, ruajnë kufijtë dhe gjithashtu zgjedhin edhe liderët e politikës”, thekson Albin Kurti.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shprehet se Kosova gëzon ende një pavarësi të kushtëzuar. Në një intervistë për revistën “Vice” me bazë në Nju Jork, Kurti thekson se ai edhe pse është deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk ka mundësi për të vendosur për të ardhmen e vendit të tij.

 

“Kemi përfaqësim por nuk zotërojmë të drejtën për të zgjedhur për të ardhmen e vendit. Unë jam anëtarë i parlamentit. Përfaqësoj votuesit e mi por nuk nuk mund të vendos për privatizimet apo për të pasur ushtri. Nuk mund të ndryshojmë Kushtetutën. Kështu që shumë gjëra që duhet të ishin në dorë të politikës apo të debatueshme nuk mund të ndryshohen. Në këtë kuptim, ne kemi marrë pavarësi pa mundësinë për të vetëvendosur”, është shprehur kreu i Vetëvendosjes.

 

“Quhemi republikë por kemi dy Mbretër. Ata janë Piter Feith dhe Kris Dell (ambasadori amerikan i sapo larguar). Ata janë mbretër jo zyrtarisht”, thekson Kurti. Lideri i VV-së flet më tej për ndikimin e SHBA-ve mbi Kosovën duke marrë rastin e zgjedhjes së Ahtifete Jahjagës, presidentet të vendit.

 

“E dini se si iluzionistët nxjerrin lepuj nga kapelat? Ambasadori amerikan, Dell, nxori Atifeten nga një membranë. Tre partitë të ndryshme politike u bashkuan në favor të Atifetes, të cilët askush nuk e njihte më parë. Ajo e nisi karrierën e saj si presidente ndërsa në botën perëndimore kulmi i karrierës është presidenca”.

 

Në këtë mënyrë ai ka shpjeguar edhe misionin e lëvizjes që ai drejton. Në hyrjen e intervistës, gazetari Brad Nosan shprehet se ai nuk është një politikan i zakonshëm. “Rritja e tij politike nuk ndodhi në një dhomë mbytëse të ndonjë universitet elitar por gjatë spastrimit etnik të ndërmarrë nga serbët në fund të viteve ’90”.

 

“Për të njohur Vetëvendosjen, së pari duhet të kuptoni se Kosova në themel është nën protektoratin e OKB-së, BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve. Edhe pse kanë deklaruar pavarësinë në vitin 2008, përfaqësitë dhe fuqitë e huaja kanë vënë duart në hartimin e Kushtetutës së saj, po trajnojnë policinë, ruajnë kufijtë dhe gjithashtu zgjedhin edhe liderët e politikës”, thotë Kurti./standardi.info

Lini një koment