Berisha: Turizmi shënoi rritje rekorde në Shqipëri
Kryeministri Sali Berisha theksoi sot në mbledhjen e qeverisë se investimet në turizëm, duhet të njohin ritme të reja.
Ai u shpreh se ky sezon turistik ka njohur një rekord numri turistësh, si në bregdet ashtu edhe në mal. Në fjalën e tij, Berisha është ndalur dhe në kritikat e opozitës për tubimin. Ai u shpreh se opozita ka hedhur baltë mbi arritjet. “Ai dhe kasnecët e tij hedhin baltë duke cituar qytetet, fakt ky që nuk i bën nder PS dhe askujt.
Nuk mund të mohojnë angazhimin e vendorëve. Ata të cilët sulmojnë Vangjushin për Durrësin, e kanë me ligësi. Tu biesh sirenave që ra numri i pushuesve në plazh, ku jo vetëm nuk janë pakësuar por janë shtuar me 40-60% është e patolerushme. Ky breg është për tu zbuluar, është për tu zhvilluar”, tha Berisha.
Ai u shpreh se turizimi ka sjellë 190.000 vende pune për qytetarët shqiptarë. “Shqipëria ka marrë turistë të huaj rreth 277 mijë më shumë gjatë 7 muajve të parë të vitit se sa një vit më parë. Pushuesit shqiptarë dhe të huaj bënë që të fuqizohet më tej si degë kryesore në ekonominë shqiptare dega e turizmit.
Ata bënë që vetëm nga kjo degë të krijohen në vend 190 mijë vende pune. Një shifër rekord. Të gjithë ata të cilët udhëtojnë nga Velipoja në Ksamil konstatojnë morinë e jashtëzakonshme të vendeve të punës që funksionojnë në këtë sektor”- tha Berisha sot në mbledhjen e qeverisë.
Ai u shpreh se në këtë sektor janë investuar 220 milionë euro, të shpërndara në infrastrukturë, ujësjellësa, kanalizime e energji./standardi.info