Kalo te lënda

Arrestohet, pasi plagosi me thikë kunatin

Zënkat familjare në Shqipëri kohëve të fundit janë shpeshtuar shumë. Këtë e vërteton edhe prania e shumtë në media e rasteve të fundit nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë.

Rasti i fundit ka ndodhur sot në Shkodër, ku Policia ka arrestuar një person, i cili ka plagosur kunatin e tij me thikë.

28-vjeçari Marketin Ndoc Zojza, është prangosur nga uniformat blu, pasi ka tentuar të vrasë me armë të ftohtë thikë, kunatin e tij 32-vjeçarin me inicialet P. J, i cili mbeti i plagosur.

32-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ku dhe po merr mjekimin mjekësor, ndërkohë që 28-vjeçari është arrestuar nga seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit, raporton noa.

Policia informon se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e krimit dhe se materialet në ngarkim të shtetasit Marketin Zojza do i kalojnë për ndjekje, Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë” dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.

Lini një koment