Kalo te lënda

Adoleshenti indian: Ndihmë, duan të më martojnë

Një djalosh indian i shpëtoi martesës së detyruar pasi denoncoi familjen e tij tek autoritetet.

Prakash Prajapat, 16 vjeç, do të martohej me një 13 vjeçare nga një qytet fqinj, që ishte përzgjedhur nga prindërit e tij.

Prakash ishte informuar për martesën e tij vetëm një javë përpara ceremonisë.

Djaloshi kontaktoi një organizatë bamirësie për ndihmë.

Çifti i ri nuk ishte takuar kurrë më parë dhe Prakash i ishte lutur familjes së tij që të mos e detyronte të martohej.

Pavarësisht se martesat mes vajzave nën 18 vjeç dhe djemve nën 21 vjeç janë të ndaluara në Indi, sërish ligji nuk zbatohet.

Një përfaqësues i organizatës bamirëse ku shkoi fillimisht Prakash, tha se ai po qante dhe kërkoi ndihmë. Por babai nuk e përfilli kërkesën e organizatës bamirëse për të ndaluar martesën. Atëherë u desh ndërhyrja e policisë për të ndaluar procedurat.

Lini një koment