Kalo te lënda

50 mijë euro për të mos ngritur aktakuzë

Është zbardhur aktakuza e prokurorit të EULEX-it, kundër ish shefit të Task Forcës kundër korrupsionit Nazmi Mustafit, vëllezërve Reshad dhe Xhelal Zherkës, e Mirela Ndocit.

Në këtë aktakuzë përshkruhen qartazi kontaktet që kishte ish kreu i Task Forcës, Nazmi Mustafi, me vëllezërit Zherka, shkruan Kosova Sot.

Po ashtu përshkruhet edhe presioni që i kishte bërë Mustafi, Pash Mirashit, përmes vëllezërve Zherka, për sigurimin e 50 mijë eurove në mënyrë që të mos ngrejë aktakuzën ndaj tij./Indeksonline/

Lini një koment