Kalo te lënda

Zbulohen 250 SMS të 18 vjeçares Nazime Visha

Zbulohen mesazhet intime të 18-vjeçares Nazime Visha, me statusin e fejuar, dërguar 45-vjeçarit Fiqiri Muça, i martuar dhe baba i pesë fëmijëve, gjatë kohës që këta kanë qenë të lidhur.

Që nga janari dhe deri në maj, çifti duket se ka shkëmbyer qindra SMS, por në memorien e celularit janë të ruajtura më së shumti ato të Nazimes, plot 250 të tillë, shkruan sot gazeta “Panorama”.

Ndërsa SMS-të e Fiqiriut drejtuar asaj janë vetëm dy. Celulari është gjetur nga gazeta “Panorama” dhe i përkiste viktimës Fiqiri Muça, i cili për shkak se kishte lidhje jashtëmartesore mbante dy telefona. Përkatësisht, edhe dy numra. Celulari tip “Nokia 6300”, gri me të zezë, është përdorur nga viktima deri të dielën, e cila ishte dhe dita e fundit e jetës së tij. Kur ai është nisur për udhëtim atë pasdite, ka harruar që të marrë telefonin e dytë me vete, por gjithsesi ka qenë i fikur.

Celulari ka kaluar dorë më dorë, pa ia ditur “pronarin”, derisa e zbuluam pas mortit. E ndezëm dhe telefoni u hap, pa pasur nevojë për kodin Pin apo ndonjë kod tjetër sigurie. Sakaq, bëmë verifikimin e numrave përkatës. Numri 355685265668 që kishte dërguar 250 mesazhet në telefonin e Fiqiriut i përkiste Nazimes.

Duket se shkëmbimi i SMS-ve me këtë numër ka përfunduar në ditën kur ajo dhe Fiqiriu janë bashkuar për të jetuar “nën një çati”, aventurë e cila zgjati vetëm 10 ditë.

Bëhet fjalë për periudhën në fund të majit, për të cilën Nazimja pretendon se është rrëmbyer dhe është kërcënuar me dhunë nga Fiqiriu për t’u trafikuar në Kosovë, ndërsa familjarët e viktimës kundërpërgjigjen se “ajo ka ikur me dëshirë”.

Pas kësaj, Fiqiriu është kthyer pranë familjes së tij në Manëz të Durrësit, ndërsa Nazimja te gjyshi dhe xhaxhai i saj, në Krrabë. Pas ndarjes, ata kanë ndryshuar edhe numrat përkatës, por siç duket, jo edhe celularët. Mesazhet e tyre ishin ruajtur në një folder (dosje) të veçantë, bashkë me shumë materiale të tjera intime. Por për sot po ju zbulojmë vetëm mesazhet që Nazimja i ka dërguar Fiqiriut, me kohën e saktë dhe fjalët origjinale në dialekt.

Pa komente të tepërta nga ana jonë, pa paragjykime, thjesht po ju paraqesim tekstet…
MESAZHET NE CELULARIN E FIQIRI MUÇES DERGUAR NGA 18-VJEÇARJA NAZIME VISHA NGA: 355685265668 / 2012.05.18 23:11 “Pse ma byll moj jeta ime”
NGA: 355685265668/ 2012.05.18 16:36 “Te me tregosh ku ke qen tu q… sot shpejt kush te tha ty me dal per kafe a”

NGA: 355685265668 / 2012.05.16 23:49 “Zemer ate bi me ty sende se i shtrova rrobe hedh jergen te trash qe mos te merdhifsh neser hikim jeta ime”…

(INA)

Lini një koment